Lidhje

Këln, panairi i artit, mungon Ai Wei Wei


Në panairin e artit në Këln këtë vit janë paraqitur punime të shumta nga e gjithë bota, që përfshijnë emra të njohur dhe artistë të rinj bashkëkohorë.

Një nga yjet e panairit është artisti kinez Ai Wei Wei, i cili nuk ndodhet aty personalisht, pasi qeveria e Kinës i ka marrë pasaportën dhe nuk e lejon të udhëtojë jashtë vendit.

Në hyrje të ekzpozitës është vendosur një instalim kushtuar artistit që quhet "Lulet e Ai Wei Wei-t". Çdo mëngjes, një buqetë me lule vendoset në shportën e një biçiklete, të lidhur me zinxhir përballë studios së artistit në Pekin.

Ai Wei Wei është një ndër artistët më të famshëm të botës. Ai është autor i stadiumit Foleja e Zogut, që u ndërtua për lojrat olimpike të Pekinit në vitin 2008.

Ai Wei Wei i ka nervozuar autoritetet sepse ka përdorur artin në internet për të tërhequr vemendje ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.
XS
SM
MD
LG