Lidhje

Afganistan, zhduken shpresat për të gjetur të mbijetuar


Qindra vullnetarë afganë me lopata në duar iu bashkuan ekipeve të shpëtimit në Afganistanin verior, në përpjekje të pashpresa për të gjetur persona të mbetur gjallë në mes të baltës që solli rrëshqitja masive e dheut, e cila ka mbuluar qindra banorë nën tonelata balte dhe gurësh.

Kur ra muzgu dje autoritetet në fshatin e largët Ab Bareek të provincës Badakshan thanë se ishin zbuluar vetën dy trupa dhe se nuk kishte shpresa për të gjetur persona gjallë. Ekipet e shpëtimit shprehën shqetësimin se mund të ketë rrëshqitje të tjera dheu, pas shirave të rrëmbyer që vazhduan për disa ditë me radhë në zonën kufitare me Taxhikistanin, Kinën dhe Pakistanin.

Zyrtarët thanë se të paktën 300 shtëpi janë zhdukur dhe se numri i të vdekurve mund të rritet deri në 500 vetë. Guvernatori i provincës tha në komentet për shtyp se shtëpitë në zonën e ngjarjes ishin në një metër baltë. Presidenti Hamid Karzai ka shpallur një ditë zie kombëtare. Tani vëmendja do të përqëndrohet në furnizimin me ujë, ushqim dhe nevoja të tjera popullatën e zhvendosur ose të evakuuar nga katastrofa natyrore.
XS
SM
MD
LG