Lidhje

Kabinat mjekësore në Francë


Mungesa e kohës për pacientët në dhomën e konsultimit tek mjeku ka bërë që këta të fundit të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar pacientët në distancë, kryesisht në zonat rurale ku pacientët mund të jenë shumë larg mjekut të specializuar. Në France, janë përhapur një numër kabinash mjekësore të njohura si Kabina Elektronike, dhe u lejojnë mjekëve të bëjnë vizita virtuale pa u larguar nga zyra e mjekut.

Josette Braillon ka kolesterol të lartë dhe ka nevojë për vëzhgim të rregullt. Zonja Braillon jeton në Cluny, një fshat për penisonistët. Fshati është shumë larg nga qytetet që mjekët të bëjnë vizita të rregullta për nevojat e zonjës Braillon. Fshati i pensionistëve ka marrë me qera një kabinë që quhet stacioni konsultues. Kabina ka kapacitet për disa lloj vizitash sikurse po bën aktualisht zonja Braillon. Ajo po bën analizat e gjakut dhe mund të flasë direkt me mjekun përmes një ekrani në kabinë. Analiza e shpejtë bën që rezultatet të shkojnë drejt tek mjeku i saj.

“Kabina është mjaft e përshtatshme për vizitat e zakonshme të mjekut. Aktualisht, presionin e gjakut e kam të lartë dhe mendoj se mjeku mund ta zgjidhë këtë shqetësim timin. Edhe pse jetoj e vetme, në situata emergjente gjej ndihmën e menjëhershme të mjekut.”

Në Francë gjenden 15 kabina kosultimi falë idesë së mjekut Franck Baudino që po demostron shërbimet e ndryshme dhe egzaminimet që mund të bëhen përmes kabinave mjekësore. Një punonjës vihet në rolin e pacientit dhe ndjek të gjitha udhëzimet. Në një tjetër dhomë, mjeku Baudino ka gati kompjuterin për të treguar se çfarë shikon mjeku.

Zoti Baudino thotë se mjeku dhe pacienti komunikojnë në kohë reale ndërsa mjeku mund të shohë ngjyrën e lëkurës së pacientit apo masë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Zotit Baudino i lindi ideja ndërsa ushtronte profesonin e mjekut në lëvizje në Australi.

Kabina është ndërtuar nga kompania HD4. Drejtori i përgjithshëm Vincent Hillenmeyer thotë se kioska telemjekësore kopjon mjedisin dhe paisjet në zyrën e mjekut.

“Kioska ka peshore dhe sensorë për të matur gjatësinë si dhe ka paisje të tjera si stetoskopi apo audioskopi për egzaminimin e veshëve, hundës apo fytit apo egzaminimin e lëkurës.”

Mjeku i familjes Jack du Peloux i cili jeton në Annecy ka shumë pacientë që jetojnë larg zyrës së tij. Ai nuk e ka përdorur kabinën mjekësore por nuk është kundër idesë nëse paisjet janë funksionale. \

“Nëse konferenca me video është e mundshme mjeku mund të vendosë nëse pacienti ka nevojë për ndëhyrje emergjente ose për të caktuar vizitë tek zyra e mjekut. Kabina mund të kursejë shumë kohë për mjekun që udhëton deri në 20 kilometra për të parë pacientin.”

Largësitë dhe koha e pamjaftueshme e mjekut për të bërë distanca të gjata për pacientët e tij ka çuar në zhvillimin e kabinave teknologjike mjekësore, madje në disa vende deri tek robotët mjekësorë.

XS
SM
MD
LG