Lidhje

Kabineti çek miraton një projektligj që kompenson kishat për pronat e konfiskuara

  • Zëri Amerikës

Kabineti çek miraton një projektligj që kompenson kishat për pronat e konfiskuara

Kabineti çek miraton një projektligj që kompenson kishat për pronat e konfiskuara

Kabineti çek miratoi një projektligj që do të kompensojë kishat për pronat e konfiskuara nga regjimi komunist, që sundoi gjatë 40 vjetëve pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri Petr Necas tha se projekligji u miratua njëzëri. Sipas tij, kishat do të marrin mbrapsht 56 përqind të pasurive të konfiskuara nga regjimi komunist, që u rrëzua në vitin 1989 përmes një revolucioni paqësor, katër vjet para se Çekosllovakia të ndahej në Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Qeveria ka premtuar gjithashtu të paguajë gati 3 miliardë dollarë kompensime për 17 ndërtesa të shembura, përfshi Kishën Katolike

Projektligji duhet të miratohet tani nga Parlamenti ku partia në pushtet ka shumicën.

XS
SM
MD
LG