Lidhje

Bën betimin kabineti i ri i Egjiptit

  • Zëri Amerikës

Bën betimin kabineti i ri i Egjiptit

Bën betimin kabineti i ri i Egjiptit

Këshilli ushtarak në pushtet i Egjiptit kryesoi ceremoninë e betimit të Kabinetit të ri, duke zëvëndësuar kështu disa ministra të ish Presidentit, Hosni Mubarak.

Por në bazë të riorganizimit të kabinetit, që përfundoi sot, ministrat kryesorë të Egjiptit, i mbrojtjes, i brendshëm, i jashtëm dhe i financave, do të mbajnë postet e tyre. Ata u emëruan në këto pozita pak para se zoti Mubarak u largua nga detyra përballë protestave anti-qeveritare në mbarë vendin.

Në kabinetin e ri zëvëndësohet ministri i naftës, madje në të përfshihen politikanë, që kishin kundërshtuar sundimin e ish presidentit. Kjo është hera e parë pas disa dekadash që anëtarë të opozitës janë pjesë e kabinetit të Egjiptit.

Zoti Mubarak kishte riorganizuar kabinetin e tij në fund të janarit me sa duket në përpjekje për të qetësuar publikun e zemëruar lidhur me sundimin e tij. Megjithatë, ai dha dorëheqjen më 11 shkurt, pas protestave për më shumë reforma demokratike.

Dje, qeveria egjiptiane vendosi të bllokojë pasuritë jashtë vendit të zotit Mubarak dhe familjes së tij, që mendohet të kapin shumën e miliarda dollarëve.

XS
SM
MD
LG