Lidhje

6 të vrarë në afërsi të Kabulit


Të paktën gjashtë vetë u vranë në një sulm vetrasës me autobombë në afërsi të një kompleksi në Kabul ku do të debatohet një marrëveshje sigurie mes Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët afganë thanë se të paktën një ushtar u vra nga shpërthimi sot dhe 22 të tjerë janë plagosur. Mes viktimave kishte civilë.

Askush nuk e ka marr përgjegjësinë e sulmit që kishte në shënjestër një makinë ushtarake afgane.

Mijëra udhëheqës politikë dhe fisnorë do të fillojnë një takim të enjten për të diskutuar një marrëveshje të sigurisë me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja do të lejojë trupat amerikane të qëndrojnë në Afganistan pas tërheqjes përfundimtare të trupave luftarake ndërkombëtare në fund të vitit 2014.

Sot paradite, presidenti afgan Hamid Karzai u bëri thirrje talebanëve të dorëzojnë armët dhe të marrin pjesë në takim. Talebanët kanë qënë të rezervuar të marrin pjesë në bisedime.
XS
SM
MD
LG