Lidhje

Kabul: Hidhet në erë një autobus me ushtarë afganë, vriten pesë prej tyre

  • Zëri Amerikës

Kabul: Hidhet në erë një autobus me ushtarë afganë, vriten pesë prej tyre

Kabul: Hidhet në erë një autobus me ushtarë afganë, vriten pesë prej tyre

Autoritetet afgane thonë se dy persona me bombë hodhën sot në erë në Kabul një autobus me ushtarë afganë, duke vrarë pesë prej tyre dhe plagosur nëntë të tjerë.

Zyrtarët thanë se njëri nga vetvrasësit aktivizoi eksplozivin, ndërkohë që tjetri u qëllua për vdekje para se të aktivizonte eksplozivin e tij. Talebanët morën përgjegjësinë për ngjarjen.

Kabuli ka qenë relativisht i qetë gjatë muajve të fundit. Në provincën Kunduz, po sot katër vetë sulmuan me bombë një qendër rekrutimi të ushtrisë duke vrarë të paktën tre ushtarë. Zyrtarët thanë se dy nga vetëvrasësit gjetën vdekjen.

XS
SM
MD
LG