Lidhje

Kabul: Qendra kulturore britanike tronditet nga një sërë sulmesh

  • Zëri Amerikës

Kabul: Qendra kulturore britanike tronditet nga një sërë sulmesh

Kabul: Qendra kulturore britanike tronditet nga një sërë sulmesh

Qendra kulturore britanike u trondit sot nga një sërë sulmesh vetvrasëse me bomba në kryeqytetin e Afgansitanit, të cilat u pasuan nga orë të tëra luftimesh gjatë të cilave u vranë të paktën 9 njerëz, mes tyre një ushtar i NATO-s.

Talebanët morën përgjegjësinë për sulmin e sotëm, i cili ndodhi teksa Afganistani festoi 92 vjetorin e pavarësisë nga Britania.

Incidenti para zyrave të Këshillit Britanik në Kabul nisi kur një nga autorët e sulmeve hodhi në erë një makinë me lëndë shpërthyese në portat kryesore, ndërsa një tjetër u fut brenda kompleksit të zyrave.

Tre militantë hynë brenda kompleksit duke nisur një shkëmbim zjarri që zgjati rreth 8 orë me forcat afgane të sigurisë. Forcat e NATO-s u përgjigjën duke mbështetur forcat afgane. Sulmi përfundoi kur u vranë të gjithë militanët.

Të paktën 8 njerëz u vranë, mes tyre pjestarë të forcës afgane të sigurisë dhe një ushtar të koalicionit. NATO nuk dha kombësinë e ushtarit të saj. Fillimisht zyrtarët afganë thanë se u vranë 9 njerëz. Të paktën 16 persona u plagosën gjatë këtij sulmi.

XS
SM
MD
LG