Lidhje

Sulm vetëvrasës në Kabul, vritet një kalimtar


Në Afganistan, një autor sulmi vetëvrasës me bombë, tentoi sot të godiste një automjet të policisë së Bashkimit Evropian në Kabul, duke vrarë një kalimtar dhe plagosur pesë persona, që ndodheshin aty pranë, por pa dëmtuar ndonjë prej udhëtarëve të makinës së BE-së.

Përgjegjësinë për sulmin e morën talebanët.

Misioni trajnues i policisë evropiane, EUPOL, tha se sulmi ndodhi sot pasdite në lindje të Kabulit.

Në Kabul ka patur një numër të madh sulmesh me bombë gjatë javëve të fundit, ndërsa kryengritësit talebanë kanë vënë në objektiv qeverinë, ushtrinë dhe instalimet e huaja.

Sulmet ndodhin ndërsa trupat afgane janë duke marrë përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit, në përfundim të misionit luftarak 13-vjeçar të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s kundër kryengritësve talebanë.

XS
SM
MD
LG