Lidhje

Kabul, vriten 13 anëtarë të NATO-s, tre civilë afganë dhe një polic


Kabul, vriten 13 anëtarë të NATO-s, tre civilë afganë dhe një polic
Kabul, vriten 13 anëtarë të NATO-s, tre civilë afganë dhe një polic

Zyrtarët afganë thanë se një vetvrasës sulmoi një autokolonë me trupa të huaja në Kabul duke vrarë 13 anëtarët të Natos, tre civilë afganë dhe një polic.

Të paktën 12 viktima njoftohet të jenë anëtarë të shërbimit amerikan. Ministria kanadeze e Mbrojtjes konfirmoi se një nga viktimat është kanadez.

Një zëdhënës i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se hollësitë e sulmit janë ende të paqarta, por ushtria amerikane po punon me forcat e sigurisë ndërkombëtare të Natos, ISAF për të marrë më shumë informacione.

Shpërthimi vetvrasës ndodhi pas një autobuzi që po transportonte forca të Natos në Kabul. Sulmi ndodhi paradite në një rrugë të ngarkuar pranë muzeut kombëtar, jo shumë larg parlamentit dhe një baze të Natos.

XS
SM
MD
LG