Lidhje

Kabul: Vritet në një sulm me bombë ish presidenti afgan Rabani

  • Phil Ittner

Kabul: Vritet në një sulm me bombë ish presidenti afgan Rabani

Kabul: Vritet në një sulm me bombë ish presidenti afgan Rabani

Një sulmues vetëvrasës vrau ish presidentin afgan Burhanuddin Rabbani, i cili drejtonte përpjekjet për paqe me talebanët. Shpërthimi ndodhi në shtëpinë e zotit Rabbani në Kabul.

Së paku 5 njerëz, përfshirë zotin Rabbani, u vranë dhe një nga këshilltarët e presidentit Hamid Karzai u plagos. Zoti Karzai e dënoi ashpër sulmin.

Udhëheqësi afgan u takua sot me presidentit amerikan Barak Obama në Nju Jork.

Burhanudin Rabani e filloi karrierën e tij në vitin 1971, kur ai u bë drejtues i partisë Jamiat-e-Islami. Partia islamike më vonë formoi një prej grupeve muxhahedine që luftoi forcat sovjetike pas pushtimit të Afganistanit në vitin 1979 nga Bashkimi Sovjetik.

Një etnik taxhik, zoti Rabani u bë president i një koalicioni të brishtë qeveritar muxhahedin në vitin 1992 pas rënies së qeverisë komuniste të mështetur nga sovjetikët. Beteja për pushtet mes grupeve muxhahedine e ndarë përgjatë linjave etnike, shkaktoi një luftë civile që rezultoi në vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve. Presidenca e zotit Rabani përfundoi në vitin 1996, me fuqizimin e talebanëve të dominuar nga pashtunët etnikë.

Ai u bë pastaj drejtuesi i Aleancës Veriore, e cila u bashkua me forcat ndërkombëtare në përmbysjen e talebanëve nga pushteti në vitin 2001.

Zoti Rabani fitoi ngritje poltike pothuajse një dekadë më vonë, kur ai u emërua shef i këshillit të paqes së Presidentit Hamid Karzai në tetor të vitit 2010.

Analisti i mbrojtjes Ikram Sehgal thotë se zoti Rabani ishte zgjedhje e përshtatshme për të udhëhequr bisedimet me talebanët.

“Talebanët ishin të gatëshëm të flisnin me të; ata nuk e besonin atë plotësisht sepse ishte në anën e kundërt, por në të njtën kohë, është fakt se ata e pranuan atë si njeri të ndershëm dhe të drejtë. Duke patur këtë parasyshë do të jetë shumë e vështirë për të zëvendësuar humbjen e tij. Do të ketë vakum çfarë do të thotë se atyre u duhet të rifillojnë procesin nga e para.”

Ka patur shpresa se shtimi i trupave të NATO-s në Afganistan do të detyronte talebanët që të negociojnë. Një strategji e favorizuar nga zyrtarët e lartë amerikan ishte që të krijohen kushtet të tilla ushtarake në mënyrë që talebanët do të binin dakord për një marrëveshje politike me qeverinë e Kabulit. Një marrëveshje e mundur politike do të mundësonte kalimin e përgjegjësive të sigurisë nga trupat nderkombëtare tek ato afgane, që është caktuar të përfundojë deri në fund të vitit 2014.

Por për kolonelin pakistanez në pension dhe ekspertin e sigurisë Khalid Munir, vdekja e zotit Burhanudin Rabani e bën shumë të pamundur një përfundim të tillë.

“Tani kjo është shumë e pamundur. Së pari, procesi i paqes do të shtyhet me muaj ose vite dhe endërra amerikane që të largohen paqësisht deri në vitin 2014 nuk do të materializohet.”

Vdekja e zotit Rabani është po ashtu ngjarja e fundit që lë të kuptosh se kryengrtësit kanë ndryshuar taktikat nga përleshjet në fushëbeteja tek bombardime më spektakolare dhe atentate.

Në korrik, një vetvrasës me bombë vrau vëllanë e Presidentit Karzai, Ahmed Wali Karzai, duke ndryshuar dinamikën në jug të Afganistanit, ku ai ishte një ndërmjetësues i rendësishëm. Atentati ndaj tij vuri në pikpyetje situatën e sigurisë në Afganistan, duke shtuar dyshimet nëse ishte bërë përparim i vertetë.

Vrasja e zotit Rabani mesa duket do të ngrejë dyshime të ngjashme, si brenda ashtu edhe jashtë Afganistanit, rreth kursit të luftës kundër talebanëve.

XS
SM
MD
LG