Lidhje

Kafshët e kopshtit zoologjik në Ohajo, të lirë

  • Zëri Amerikës

Kafshët e kopshtit zoologjik në Ohajo, të lirë

Kafshët e kopshtit zoologjik në Ohajo, të lirë

Kafshë të egra përfshirë luanë, tigra, çitat, ujq dhe arinj po lëvizin të lirë në zonat rurale të shtetit Ohajo të Shteteve të Bashkuara pasi dolën nga një kopsht zoologjik.

Policia në lindje të qytetit Zanesville tha se shefi i policisë shkoi në kopshtin zoologjik të Muskingum County mbrëmë vonë pas njoftimit se ishin parë kafshë të egra të rrezikshme duke bredhur rrotull. Ata thanë se disa nga kafshët iu vërsulen oficerëve të policisë të cilët qëlluan në drejtim të tyre.

Komisari i policisë Matt Lutz tha se rreth 30 nga 48 kafshët që kanë ikur nga kopshti zoologjik janë qëlluar me armë zjarri. Policia dhe zyrtarë të kopshtit zoologjik janë në kërkim të kafshëve tjera.

Policia po ndihmohet nga disa punonjës të një kopshti tjetër zoologjik të cilët shpresojnë se do të ndihmojnë t’i vënë kafshët në gjumë duke i qëlluar me shiringa me qetësues, në vend që t’i asgjësojnë me armë zjarri.

XS
SM
MD
LG