Lidhje

Kafshët dhe keqtrajtimi i tyre në filmat artistikë


Kafshët dhe keqtrajtimi i tyre në filmat artistikë
Kafshët dhe keqtrajtimi i tyre në filmat artistikë

Gjithnjë kafshët janë keqtrajtuar gjatë xhirimit të filmave. Që nga vitet 1940, Shoqata amerikane “Humane Association” përpiqet që asnjë kafshë të mos keqtrajtohet gjatë prodhimit të filmave. Kjo organizatë për mbrojtjen e kafshëve e ka zgjeruar punën e saj, por shumë ekspertë shtrojnë pyetjen se përse duhen kafshët-aktore sot në epokën dixhitale.

Filmi i ri "Përralla e delfinit” tregon historinë e vërtetë të një delfini që humbet bishtin dhe, me ndihmën e një djali të vogël, i vihet një protezë në vend të tij.

Shoqata amerikane “Humane Association” punon me kineastët për të garantuar se asnjë kafshë nuk do të keqtrajtohet gjatë xhirimeve. Kafshët janë të mirëpritura në zyrat e shoqatës në Los Angeles, ku ka një libër të trashë me udhëzime që u tregojnë regjisorëve të Hollivudit se si t’i trajtojnë ato.

Karen Rosa është shefe për filmin dhe televizionin në këtë shoqatë.

"Duhet mbrojtur çdo kafshë, që nga insektet e vegjël e deri te gjitarët e mëdhenj. Ne besojmë se për hir të argëtimit, të gjitha duhet të mbeten të gjalla."

Por nuk ndodhte kështu në ditët e para të filmit. Pra udhëzimet kanë për qëllim të sigurojë kushte njerëzore për aktoret-kafshë.

Filmi i ri "Ngjitja e planetit të Majmunëve" i ka shtuar diçka të re këtij debati. Majmunët në film janë krijuar nga kompjuteri dhe në xhirime nuk janë përdorur kafshë.

Me rastin e promovimit të filmit, kineastët gjetën mbështetjen e një organizatë të njohur. Clare Richardson është presidente e Fondacionit Dian Fossey për Gorillat, i cili mbron gorillat e Kongos dhe të Ruandës. Richardson thotë se e vlerëson punën e atyre që mbrojnë kafshët aktore.

"Unë mendoj se ne dërgojmë një mesazh të fortë kur u themi kineastëve, mos i abuzoni kafshët, nuk keni nevojë ta bëni këtë."

Interpretimet me kafshë kanë një histori të gjatë, nga tigrat në filmat e Diznit te mijëra krijesat në serinë Harry Potter, të vërteta dhe dixhitale.

Karen Rosa thotë se aktoret-kafshë janë të pazëvendësueshme.

"Pasqyrimi i kafshëve të vërteta dhe i personalitetit të tyre si dhe pasqyrimi kolektiv i specieve, është diçka shumë e veçantë kur paraqitet në film."

Ajo thotë se lidhja mes njeriut dhe kafshës duhet të tregohet nga aktorë të vërtetë, njerëz dhe kafshë.

Por të dyja palët në debat e mirëpresin teknologjinë e re, që ata thonë se zgjeron gamën e filmave, duke ndihmuar njëkohësisht për të mbrojtur mirëqenien e aktorëve të kafshëve.

XS
SM
MD
LG