Lidhje

Kagan përballet me pyetje të vështira në komisionin e Senatit

  • Zëri Amerikës

Në Shtetet e Bashkuara, kandidatja për në Gjykatën e Lartë, Elena Kagan po përballet sot me pyetje të vështira nga ligjvenësit, në ditën e dytë të senacave dëgjimore për konfirmimin e saj.

Senatori kryesor republikan në panel, Jeff Sessions, tha se kandidatja Kagan ka më pak përvojë se cilido kandidat në 50 vjetët e fundit dhe se asnjëherë nuk ka shërbyer si gjykatëse. Senatori Sessions e akuzoi zonjën Kagan për karierë “më shumë politike sesa profesionale”.

Ligjvënësi nga shteti i Alabamas tha se kur zonja Kagan kufizoi rekrutimet ushtarake ndërsa shërbente si dekane e Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Harvardit. Ai tha se ajo po i trajtonte ushtarakët “si të klasit të dytë” për shkak të politikës që u ndalon shërbimin ushtarak homoseksualëve .

Zonja Kagen tha se veproi në atë mënyrë pasi rregullat e ushtrisë dhunonin politikën anti-diskriminuese të shkollës. Ajo tha se ushtria ende lejohej të kishte përqasje ndaj studentëve edhe pse zyra e karrierës së shkollës nuk punonte me rekrutuesit.

XS
SM
MD
LG