Lidhje

Kajro: Një vjetori i kryengritjes që rrëzoi nga pushteti presidentin Mubarak

  • Zëri Amerikës

Protesters wear masks depicting slain Coptic activist Mina Daniel while carrying a banner picturing Egypt's military rulers and ousted President Hosni Mubarak as they march in the suburb of Shobra, on their way to join a rally in Tahrir Square in Cairo, E

Protesters wear masks depicting slain Coptic activist Mina Daniel while carrying a banner picturing Egypt's military rulers and ousted President Hosni Mubarak as they march in the suburb of Shobra, on their way to join a rally in Tahrir Square in Cairo, E

Mijëra egjiptianë u mblodhën sot në Sheshin Tahrir të Kajros për të shënuar një vjetorin e kryengritjes që detyroi rrëzimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak.

Demonstruesit e sotëm ishin mbledhur pjesërisht për të festuar ndryshimin e qeverisjes në Egjipt dhe një pjesë tjetër për të shprehur mendimin e tyre se revolucioni i nisur një vit më parë nuk ishte i plotë. Këta protestues kërkojnë largimin nga pushteti të këshillit ushtarak dhe krijimin e një qeverie civile.

Sheshi Tahrir u bë një vit më parë qendër e demonstratave të dhjetra mijëra njerëzve, të frymëzuar nga demonstratat në Tunizi.

Protestuesit egjiptianë kërkuan reforma politike dhe ekonomike në demonstratat që filluan më 25 janar dhe vazhduan për 18 ditë. Përleshjet e përgjakshme të protestuesve me forcat e sigurisë e detyruan presidenti Hosni Muabarak të largohej nga pushteti dhe sollën në drejtimin e vendit një këshill ushtarak.

Dhoma e ulët e parlamentit të dominuar nga islamikët mbajti të hënën takimin e parë dhe këshilli ushtarak ka premtuar t’ja dorëzojë pushtetin një presidenti të zgjedhur mes votës së lirë brenda muajit korrik.

XS
SM
MD
LG