Lidhje

Vazhdojnë demonstratat në Kajro


Përkrahësit e presidentit të përmbysur të Egjiptit qendruan në Sheshin Rabaa el-Adawiya të Kajros sot, të vendosur për të protestuar deri sa Mohamed Morsi të kthehet në post.

Vllazëria Myslimane që mbleshur në shesh që kur ushtria egjiptiane largoi zotin Morsi nga pushteti.

Dje, dhjetra mijëra përkrahës të zotit Morsi demostruan në Kajro. Ata u mblodhën jashtë xhamisë Rabaah el-Adawiya Mosque dhe thërrisnin “thoni të vërtetën”. Kjo ishte një thirrje drejtuar qeverisë së përkohëshme për të sqaruar se kush është presidenti i ligjshëm i Egjiptit.

Megjithë temperaturat e larta të mesditës, protestuesit ndenjën në shesh, megjithëse janë duke agjëruar, pa ngrënë e pa pirë, me rastin e muajit të Ramazanit.

Kundërshtarët e zotit Morsi marshuan në Sheshin Tahrir të Kajros, duke akuzuar Bllazërinë Myslimane për nxitjen e dhunës vdekjeprurëse në fillim të javës. Por të dy palët premtuan se manifestimet e të premtes do të ishin paqësore. Në fakt nuk u raportua për veprime të çrregullta.

Ushtria egjiptiane përmbysi zotin Morsi pas disa ditë demonstratash. Opozita e ka akuzuar atë se tradhëtoi revolucionin e 2011s që deryroi dorëheqjen e presidentit për një kohë të gjatë të Egjiptit, Hosni Mubarak.
XS
SM
MD
LG