Lidhje

Kajro: Të paktën 10 të vrarë gjatë përleshjeve mes myslimanëve e të krishterëve

  • Zëri Amerikës

Kajro: Të paktën 10 të vrarë gjatë përleshjeve mes myslimanëve e të krishterëve

Kajro: Të paktën 10 të vrarë gjatë përleshjeve mes myslimanëve e të krishterëve

Ministria e shëndetësisë në Egjipt thotë se të paktën 10 persona u vranë dje gjatë përleshjeve mes myslimanëve e të krishterëve në kryeqytetin e vendit Kajro.

Nuk dihet me saktësi se sa prej viktimave janë myslimane apo të krishterë, por njoftimet e para bëjnë të ditur se të paktën 6 të krishterë u vranë me armë zjarri.

Ministria e shpëndetësisë njofton se 110 njerëz u plagosën gjatë kësaj dhune.

Zyrtarët thonë se përleshjet shpërthyen pasi të paktën 1,000 të krishterë u mblodhën për të protestuar kundër djegies së një kishe në periferi të Kajros javën e kaluar.

Një grup i të krishterëve bllokoi një rrugë të rëndësishme kombëtare në jug të kryeqytetit. Të dy palët u goditën me gur, dhe forcat e policisë goditën në ajër në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Një tjetër grumbullim me qindra protestues- mes tyre dhe një grup të mbledhësve të mbeturinave ku shumica janë të krishterë, protestuan përpara ndërtesës së televizionit në Kajro, duke kërkuar të drejta të barabarta. Shumë prej tyra mbanin në duar kryqe të drunjtë.

XS
SM
MD
LG