Lidhje

Kajro, grumbullime të mëdha për faljen e së premtes


Kajro, grumbullime të mëdha për faljen e së premtes
Kajro, grumbullime të mëdha për faljen e së premtes

Në Sheshin Tahrir të Kajros, sot pati grumbullime të mëdha me rastin e faljes së të premtes. Kjo shënon ditën e shtatë të protestave anti-qeveritare në vend.

Sheshi Tahrir i kryeqytetit egjiptian u mbush me shpejtësi nga dhjetëra mijëra protestues të cilët hidhnin parrulla dhe kërkonin dorëheqjen e këshillit ushtarak të vendit.
Protesta e sotme ishte quajtur nga organizatorët si "shansi i fundit” dhe “protestë e një milion njerëzve."

Po sot u bë e ditur se ushtria i kishte kërkuar një kryeministri të kohës së ish presidentit Mubarak të kryesonte qeverinë e ardhshme. 78-vjeçari Kamal el-Ganzouri ka shërbyer si kryeministër në vitet 1990 nën presidentin Hosni Mubarak, i cili u përmbys nga një kryengritje popullore në muajin shkurt.

"Revolucioni duhet të zgjedhë ata që do ta çojnë atë në drejtimin e duhur me qëllim që ta mbrojnë atë,” thotë protestuesi Sayyed Ali.

Protesta bëhet një ditë pasi ushtria kërkoi ndjesë për vrasjen e rreth 40 protestuesve në përleshjet e javës së kaluar nëpër rrugët anësore si dhe në afërsi të sheshit. Ushtria tha gjithashtu se nuk ka ndryshim planesh për zgjedhjet parlamentare të cilat do të fillojnë të hënën.

Në Sheshin Tahrir sot ishte për lutje edhe kandidati i mundshëm për president Mohamed ElBaradei, laureat i Çmimit Nobel të Paqes.

Pas lutjeve të sotme, qindra protestues të tjerë marshuan po në Kajro, në mbështetje të Këshillit Ushtarak, duke dënuar thirrjet që këshilli të japë dorëheqjen për t’u zëvendësuar me një këshill presidencial civil.

XS
SM
MD
LG