Lidhje

Letër e Kalashnikovit Patriarkut Ciril


Projektuesi i Kalashnikovit, armës–ikonë, të përdorur në vende të ndryshme të botës, Mikhail Kalashnikov, para se të vdiste, pati një brejtje të ndërgjegjes. Ai tha se ndjehej personalisht fajtor për vrasjet e shkaktuara nga arma e ndërtuar prej tij, pushka e modelit AK-47.

Ai i shkroi një letër kreut të Kishës Ortodokse ruse, Patriarkut Ciril, 6 muaj para vdekjes, për t’i shprehur shqetësimin e tij. Kalashnikov vdiq në dhjetor, në moshën 94-vjeçare. Letra e tij ishte botuar sot në gazetën e përditshme ruse “Izvestia”.

Ai shkruan: “Dhimbja ime shpirtërore është e padurueshme: në se arma që unë ndërtova ka marrë jetë njerëzish, a mund të thuhet se unë jam fajtor për vdekjen e tyre, edhe në se ata ishin armiq?”

Në artikullin e Izvestias thuhet se patriarku rus iu përgjigj inxhinerit të tronditur nga brejtja e ndërgjegjes, se kurdo që u përdorën armët, synimi ishte mbrojtja e atdheut dhe se Kisha mbështet si krijuesit e armëve, edhe ushtarët që i kanë përdorur ato.

Kalashnikov shkruante në letrën drejtuar Patriarkut se ai kishte shkuar për herë të parë në kishë kur ishte në moshën 91-vjeçare dhe se ishte pagëzuar më vonë. Ai e projektoi armën e modelit AK-47, në vitin 1947, kur ishte 20 vjeç.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG