Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 10 shtator?

  • Astrit Lulushi

Histori - Çfarë ndodhi më 10 shtator?

1924 - Kryeministri shqiptar Fan Noli i drejtohet Asamblesë së pestë të Lidhjes së Kombeve me një fjalim ku kërkon hua financiare dhe ndihma ekonomike për rimëkëmbjen vendit. Fjalimi pa takt diplomatik - thonë historianët - ofendoi shumë delegatë. Kërkesa e Nolit nuk pranohet.

1946 - Ndërsa po udhetonte me tren në Darjeeling të Indisë, murgesha e re dëgjoi thirrjen: "Ik nga manastiri, shko jeto mes te varferve t'i ndihmosh ata!" Murgesha do të bëhej e njohur si Nënë Tereza; Thirrja ishte e Zotit.

1956 - Një grup prej 60 barinjsh nga Shqipëria, me rreth 1 mijë bagëti, kalon kufirin dhe kërko strehim politik në Greqi. Barinjtë u thane autoriteteve greke se e kaluan kufirin pasi kishin "neutralizuar" rojet e postës kufitare. Ata u lejuan të ngrinin kampin e tyre në një fushë pranë Konicës.

1960 - Në Lojrat Olimpike në Romë, Abebe Bikila bëhet i pari afrikan nga nën-Sahara që merr medalje të artë. Ai fitoi Maratonën duke vrapuar zbathur gjatë gjithë garës.

1967 - Populli i Gjibraltarit votoi të mbetej nën varësinë britanike duke refuzuar të bëhej pjesë e Spanjës.

1977 - Hamida Djandoubi, i dënuar për torturë dhe vrasje, është personi i fundit që ekzekutohet me gijotinë në Francë.

2002 - Zvicra, vend tradicionalisht neutral, bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.

2003 - Anna Lindh, ministre e Jashtme e Suedisë, qëllohet me thikë ndërsa ishte duke bërë pazarin. Ajo vdiq të nesërmen.

2008 - Eksperimenti më i madh shkencor në histori, LHC (Large Hadron Collider) fillon në laboratorin CERN afër Gjenevës, Zvicër. Nëpermjet këtij eksperimenti, fizikantët po përpiqen të provojnë disa prej teorive mbi materien dhe prejardhjen e universit.

2011 - Kombet e Bashkuara shpallin Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve. Sipas të dhënave, 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga vetëvrasjet, që është baraz me 1 vdekje çdo 40 sekonda ose 3 mijë vdekje çdo ditë.

2012 - Grupi Drejtues Ndërkombëtar i jep fund zyrtarisht mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë vendit sovranitet të plotë - hapi më i rëndësishëm që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Mendim i ditës
"Padrejtësia në fund prodhon pavarësinë".
Voltaire
XS
SM
MD
LG