Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 9 shtator?


Histori - Çfarë ndodhi më 9 shtator?

9 - Një aleancë fisesh gjermanike i zë pritë dhe asgjëson tri legjione romake në betejën e pyllit Teutburg. Pas kësaj, trupat romake thuajse kurrë nuk u përpoqën përsëri për të pushtuar territore gjermane në lindje të lumit Rhein.

1493 - Beteja e Fushë Kërbavës përfundon me disfatë të plotë të Kroacisë në luftën kundër pushtimit osman - dyndje refugjatësh kroatë vërshuan drejt Austrisë, ndërsa të tjerë u hodhën në brigjet italiane të Adriatikut.

1791 - Distrikti Kolumbia, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara, merr emrin Uashington, për nder të presidentit të parë të vendit, Xhorxh Uashington.

1836 - Abraham Linkolni merr liçencën e avokatit. I rritur në një familje të varfër, Linkolni nuk pati mundësi të shkonte në shkollë. Ai ishte autodidakt, mesues i vetes dhe kështu, arriti të behej avokat, politikan, ligjvënës, para se të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara. Linkolni u vra me atentat - vrasja e parë e një presidenti amerikan. Linkolni është renditur vazhdimisht nga studiuesit dhe publiku si një prej presidentëve më të mëdhenj amerikanë, në mos më i madhi.

1850 - Kalifornia pranohet si shteti e 31-të i SHBA-së

1886 - Nënshkruhet Konventa e Bernës për Mbrojtjen e Veprave Letrare dhe Artistike.

1936 - Autoritetet shqiptare dëbojnë nga vendi udhëheqësin militant komunist Ali Kelmendi. Ai u shoqërua për në Greqi dhe prej andej shkoi në France. Sipas enciklopedise sovjetike, Kelmendi kishte qenë përkrahës aktiv i revolucionit të qershorit 1924, që solli Fan Nolin në pushtet. Me rikthimin e Zogut në dhjetor, Kelmendi ikën fillimisht në Itali, pastaj në Austri dhe Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1930, pas disa vitesh përgatitjeje si agjitator, ai u dërguar nga Moska për organizimin e komunistëve shqiptarë në Ballkan. Kelmendi qëndroi fillimisht në Kosovë, por nuk gjeti terren. Pastaj u hodh ne Shqiperi. Gjate viteve ne Shqiperi, Kelmendi u mbajt vazhdimisht nën vëzhgimin e policisë. Por pas trazirave anti-zogiste të Fierit në dhjetor 1935, autoritetet duket se rivleresuan rrezikshmerine e Kelmendit dhe vendosën t'a largojnë nga Shqipëria. Ali Kelmendi, lindur në Pejë më 1900, vdiq ne Paris ne vitin 1939.

1948 - Krijohet Republika Popullore Demokratike e Koresë (Koreja e Veriut).
.
1969 - Në Kanada, hynë në fuqi Akti i Gjuhës zyrtare, duke e bërë frëngjishten të barabartë në përdorim me gjuhën angleze në qeverinë federale.

Mendim i ditës
"Disa njerëz duken aq të zënë duke bërë asgjë që të duken të domosdoshëm".
Kin Hubbard
XS
SM
MD
LG