Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 3 shtator?


Histori - Çfarë ndodhi më 3 shtator?

301 - San Marino, një prej vendeve më të vogla në botë dhe Republika më e vjetër ende në ekzistencë u themelua nga Shën Marinus i Arbas - një gurgdhendës nga ishulli Rab (Arb, Arban) i Ilirisë, pranë Kroacisë së sotme. Një gojëdhënë thotë se, kur ishulli u pushtua nga romakët, Marinus iku për t'i shpetuar persekutimit për bindjet e tij të krishtera. Pasi u shugurua prift nga peshkopi i Riminit, Marinus, i pakënaqur edhe me shtetin papnor, shkoi në Monte Titano për të jetuar si vetmitar (heremit). Atje ai ndërtoi një faltore dhe një manastir rreth të cilit u rrit shteti i San Marinos. Sipas legjendës, Marinus vdiq në dimrin e vitit 366 dhe fjalët e tij të fundit ishin: 'Relinquo vos liberos ab utroque homine' - Ju lë të lirë nga të dy burrat - Perandori dhe Papa. Ky pohim i lirisë ka qenë gjithmonë frymëzimi i kësaj republike me popullsi rreth 30 mijë banorë, në një sipëfaqe prej 61 km katrorësh.

1783 - Lufta Revolucionare Amerikane përfundon me nënshkrimin e Traktatit të Parisit midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Pika kryesore e traktatit thekson se Mbretëria Britanike i njeh Shtetet e Bashkuara si vend të lirë, sovran dhe të pavarur dhe heq dorë nga çdo pretendim territorial dhe trashëgimi pronësie.

1914 - I këshilluar nga përfaqësuesit e fuqive të mëdha, Princ Vidi largohet nga Shqipëria, duke e lënë vendin pas vetëm gjashtë muajsh për shkak të kundërshtimit ndaj sundimit të tij.

1920 - Merr fund Lufta e Vlorës - Trupat italiane tërhiqen nga Vlora duke ruajtur vetëm kontrollin e ishullit Sazan, ndërsa forcat vullnetare shqiptarë hyjnë triumfalisht në qytetin e çliruar.

1944 - Ana Frank dhe familja e saj transportohen me tren nga kampi tranzit Westerbork për në kampin e përqëndrimit Auschwitz, ku mbërrijnë 3 ditë më vonë. Lindur në Frankfurt të Gjermanisë, Ana e kaloi shumicën e jetës së saj 15 vjecare në afërsi të Amsterdamit, Holandë. Ana Frank vdiq në kamp përqëndrimi më 1944. Ajo fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1947, kur ditari i saj u gjet dhe u botua. Në 'të Ana Frank dokumenton se si kishte jetuar e fshehur gjatë pushtimit gjerman të Holandës në Luftën e Dytë Botërore.

2004 - Kriza e pengjeve në Beslan te Osetisë veriore përfundon me vdekjen e mbi 300 njerëzve, më shumë se gjysma e të cilëve ishin fëmijë.


Mendimi i ditës

"Askush nuk është varfëruar ndonjëherë, duke dhënë".

Anne Frank
XS
SM
MD
LG