Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 1 shtator?

  • Astrit Lulushi

Histori - Çfarë ndodhi më 1 shtator?

1928 - Parlamenti i Shqipërisë miraton njëzëri kalimin e vendit nga Republika në Monarki. 101 të shtëna topi në Tiranë shoqëruan këtë vendim. Presidenti Ahmet Zogu bën betimin në Kushtetutë, Kuran e Biblë ndërsa i ofrohet kurora ku lexohej: Zog I, Mbreti i shqiptareve, Skenderbeg III.

1939 - Gjermania pushton Poloninë. Fillon Lufta e Dytë Botërore.

1962 - Një tërmet godet Iranin veriperëndimor duke vrarë rreth 12.000 njerëz.

1985 - Një ekspeditë e përbashkët amerikano-franceze zbulon mbetjet e Titanikut, 900 kilometra larg bregut të Njufoundlandit dhe 73 vjet pasi anija luksoze më e madhja e asaj kohe, goditi një ajsberg, dhe u fundos duke marrë me vetë më shumë se 1 mijë e 500 persona.


Mendimi i ditës

"Përvoja është emri që u japim gabimeve tona".

Oscar Wilde
XS
SM
MD
LG