Lidhje

Kalifornia i shpall luftë trafikimit të qenieve njerëzore


Californians Target Human Trafficking

Californians Target Human Trafficking

Një raport i kohëve të fundit i Departamentit amerikan të Shtetit thotë se 27 milion njerëz në shkallë botërore janë subjekt i punës së detyruar dhe skllavërisë seksuale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Mike O’Sullivan njofton mbi përpjekjet e shumta që po bëhen në Kaliforni për të luftuar këtë problem.

Virginia Isaias u detyrua të martohej në moshën 15 vjeçare në shtetin e saj, në Meksikë dhe më pas u rrëmbye sëbashku me vajzën 6 vjeçare dhe u detyrua të merrej me prostitucion. Historia e saj tregohet përmes dokumentarit të titulluar Sands of Silence.

Tani ajo është kthyer në aktiviste kundër trafikimit dhe flet për kostot e trafikut para grupeve si ky në Santa Ana të Kalifornisë.
“Ata shkëmbejnë beben tënde me atë të një gruaje tjetër, në mënyrë që nënat të mos arratisen. Ata po ashtu të kërcënojnë dhe të vëzhgojnë.”

Virgina Isaias u arratis dhe pagoi një shumë për fëmijën e saj. Historia e saj është mëse e zakonshme, thotë regjizorja e filmit Chelo Alvarez-Stehle.

“Globalizimi apo migracioni i bën njerëzit të lëvizin nga një vend në tjetrin dhe ata bëhen pre e trafikantëve.”

Zonja Alvarez ka krijuar një lojë në internet për të edukuar të rinjtë lidhur me problemin.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se viktimat e trafikut janë kryesisht të reja dhe 80 përqind janë subjekt i shfrytëzimit seksual. 20 përqind janë subjekt i punës së detyruar dhe një në çdo pesë viktima është fëmijë.

Zyrtarët në Los Angeles njoftuan kohët e fundit një program për të paralajmëruar shoferët dhe pasagjerët e autobusëve lidhur me problemin e trafikimit për shfrytëzim seksual. Sherifi i distriktit Los Angeles, Lee Baca thotë se ato janë viktima dhe jo kriminelë.

“Ka qindra e ndoshta mijëra gra dhe vajza të reja nën moshën 18 vjeçare, që janë përfshirë në prostuticion me para, dhe ne jemi në ndjekje të atyre burrave që drejtojnë këtë zinxhir prostuticioni.”

Një prej ligjeve të përfshira në referendum gjatë zgjedhjeve të nëntorit në Kaliforni parashikn shtimin e dënimit për trafikantët, ofron ndihmë për viktimat e trafikut dhe detyron të dënuarit për krime seksuale që të bëjnë të ditur identitetin e tyre në internet. Chris Kelly, njeriu pas kësaj nisme është një ish zyrtar i lartë me Facebook-un.

“Duam të sigurohemi që të dënuarit për krime seksuale të veçohen nga përdorimi i faqeve të internetit si përshembull Facebook dhe të mos e përdorin atë për qëllimet e tyre të mbrapshta.”

Ndërkohë, Virginia Isaias thotë se të mbijetuarit e trafikimit duhet të rifitojnë dinjitetin e tyre.

“Nuk është me rendësi se ç’të ka ndodhur apo si po e kapercen situatën, ato që kanë rendësi janë vlerat dhe fuqia jote. Askush nuk mund ta marrë atë nga ty sepse ke lindur i lirë.”

Ajo kërkon që njerëzit ta dinë se ka shpresa për viktimat e trafikimit.
XS
SM
MD
LG