Lidhje

Katër të vrarë në Kaliforni


Një person i armatosur hapi zjarr në Santa Monica pastaj u vra nga policia në bibliotekën e një kolegji

Autoritetet në Kaliforni thanë se një person i armatosur rëndë vrau të paktën katër persona dje në Santa Monica para se të vritej nga policia në bibliotekën e një kolegji.

Policia e sqaroi numrin e viktimave në një konferencë dje në mbrëmje. Më parë policia kishte thënë se ishin vrarë gjashtë persona.

Një i plagosur është në gjendje kritike kurse një tjetër në gjendje të qëndrueshme por serioze. Tre persona të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Incidenti filloi në një shtëpi ku u gjetën dy të vrarë në afërsi të kolegjit Santa Monika. Pastaj personi i armatosur i veshur me të zeza, hyri në kampus dhe vrau dy të tjerë.

Autoritetet nuk e kanë identifikuar personin që hapi zjarr dhe as motivet e incidentit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG