Lidhje

Vrasje në masë pranë një universiteti në Kaliforni


Një tjetër incident me armë zjarri ndodhi dje në Kaliforni. Djali i një regjizori të Hollivudit vrau 6 persona, në tre vende të ndryshme të premten në darkë dhe pastaj me sa duket vrau edhe veten. Policia thotë se vrasjet ndodhen në pika të ndryshme duke rezultuar në nëntë skena të ndryshme krimi. Elliot Rodger, djali 22-vjeçar i asistent-regjisorit të filmit The Hunger Games, i filloi vrasjet në apartamentin e tij pranë kampusit të Universitetit të Kalifornisë, në Santa Barbara, ku rrahu për vdekje tre burra. Pastaj ai vrau me armë dy vajza po brenda kampusit dhe më pas vrau një burrë para një dyqani ëmbëlsirash. Policia tha se Rodger, që ishte student në kolegjin e Santa Barbaras, pastaj hipi në makinën e tij dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve, duke plagosur 13 njerëz. Pastaj ai u gjend i vdekur në makinën e tij, siç duket i vetëvrarë me revole. Policia në këtë komunitet të pasur në brigjet e Oqeanit Paqësor e cilësoi incidentin e së premtes si vrasje në masë.

Një incident me armë zjarri në mjediset e një universiteti në Santa Barbara të Kalifornisë ka lënë shtatë të vdekur, përfshirë autorin e incidentit dhe ka plagosur shtatë të tjerë.

Policia në këtë komunitet të pasur në brigjet e Oqeanit Paqësor e cilësoi incidentin e së premtes si vrasje në masë. Dëshmitarët thonë se një i ri u fut në një zonë komerciale pranë Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara dhe filloi të qëllonte.

"Të them të drejtën nuk mendova se ishin të shtëna armësh, pasi dëgjon shpesh gjëmime të zhurmshme. Kur papritur njerëzit filluan të vrapojnë dhe të fshihen nëpër qoshe. Në atë moment e kuptova se ishte diçka vërtetë e rrezikshme. Ishte e pabesueshme, nuk di si ta shpegoj”, thotë një dëshmitar i incidentit.

Autori i sulmit shkëmbeu të shtëna me policët para se automjeti i tij të përplasej me një makinë të parkuar. Policët e gjetën të vdekur nga një e shtënë në kokë.

Sherifi i komunës së Santa Barbaras thotë se policia po përpiqet të zbulojë nëse incidenti ka lidhje me një video të publikuar në internet të premten, ku një individ shprehet se ka në plan të vrasë gra.

"Po zhvillojmë hetime për të zbuluar nëse janë të lidhura, për momentin duket se ka lidhje mes videos dhe incidentit”.

Policia gjeti një armë gjysmë-automatike në skenën e ngjarjes. Hetuesit nuk kanë bërë publik emrin e autorit të incidentit.

Një avokat për një regjisor në Hollivud thotë se familja beson që incidenti u shkaktua nga djali i regjisorit. Avokati i regjisorit Peter Rogers që ka punuar në filmin “Hunger Games” thotë se familja Rogers është informuar se djali i tyre ka mbetur i vrarë dhe besohet se ai ishte autori i vrasjeve të tjera.

Policia thotë se vrasjet ndodhen në pika të ndryshme duke rezultuar në nëntë skena të ndryshme krimi.
XS
SM
MD
LG