Lidhje

Predator, armë e re në betejën me zjarret


Zjarrfikësit në Kaliforni thonë se avioni i telekomanduar ushtarak është i ngjashëm me avionët pa pilot, që përdoren në Afganistan

Zjarrfikësit në shtetin e Kalifornisë thonë se kanë tani një armë të re në betejën me një zjarr të madh – një avion të telekomanduar ushtarak Predator, i ngjashëm me avionët pa pilot që përdoren në Afganistan.

Autoritetet thonë se po përdorin këtë lloj avioni të telekomanduar për të diktuar zjarre të reja që ata nuk i shikojnë dot me mjete të tjera. Shërbimi amerikan i Pyjeve thotë se zjarri i tanishëm në Kaliforni ka përfshirë rreth 780 mijë kilometra katrorë.

Më shumë se 4 mijë e 500 zjarrfikës po luftojnë me flakët, të cilat kanë gllabëruar pjesë të parkut të njohur kombëtar Yosemite. Zyrtarët thonë se ata e kanë frenuar zjarrin në rreth 30 përqind të sipërfaqes dhe shpresojnë ta shuajnë plotësisht deri më 20 shtator.

Përpjekjet e tyre janë penguar nga erërat e forta, temperaturat e larta dhe terreni mjaft i pjerrët.

XS
SM
MD
LG