Lidhje

Kameron autorizon policinë të përdorë pompat e ujit

  • Zëri Amerikës

Kameron autorizon policinë të përdorë pompat e ujit

Kameron autorizon policinë të përdorë pompat e ujit

Kryeministri britanik, David Kameron autorizoi policinë të përdorë pompat e ujit, pas 4 netë trazirash e plaçkitjesh, duke thënë se ka filluar operacioni për rivendosjen e rendit nëpër rrugët e Britanisë. Kryeministri Kameron do të mbajë nesër një fjalim para një sesioni emergjent të parlamentit.

Ndërkohë, Londra ishte relativisht e qetë sot, por trazirat që përfshinë kryeqytetin britanik gjatë mbrëmjeve të këtyre ditëve, janë përhapur edhe në qytete të tjera, përfshirë Manchesterin dhe Birmingamin. Policia e Birmingamit thotë se tre burra humbën jetën kur u përplasën nga një makinë gjatë protestave. Të tre ata ishin duke u përpjkeur të mbronin komunitetet e tyre nga plaçkitësit.

Policia ka ndaluar një të dyshuar, ndaj të cilit po zhvillohet hetim nën akuzën për vrasje. Dëshmitarët thanë se qindra të rinj të zemëruar thyen vitrinat e dyqaneve, kryen plaçkitje dhe dogjën ndërtesa në qytetin e tretë britanik për nga madhësia, Mançesteri. Policia arrestoi 47 persona lidhur me trazirat. Sot rrugët e Londrës ishin shumë të qeta, pasi atje u vendosën 16 mijë policë

XS
SM
MD
LG