Lidhje

Kameron dhe Merkel diskutojnë për ekonominë evropiane


Kryeministri i ri britanik, David Cameron, dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, thonë se kanë rënë dakord për rëndësinë e stabilizimit të euros, në kuadrin e bashkëpunimit përballë tegjeve të tejet të luhatëshme finanaciare, të shkaktuara nga kriza e borxheve evropiane.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin sot, zoti Kameron tha se edhe pse Britania e Madhe nuk është antëare e eurozonës, ai mbështet një euro të fortë dhe të qendrueshme.

Por udhëheqësi i ri britanik tha se qeveria e tij nuk synon të hyjë në zonën e euros, duke theksuar se Londra nuk do të pranonte asnjë ndryshim në traktatin e Bashkimit Evropian që do të sillte “transferimin e pushtetit nga Uestminster në Bruksel”.

Kancelarja Merkel tha se nuk ka ndonjë marrëveshje për ndryshime në traktatin e BE-së, por vuri në dukje se sapo ka filluar puna për reformat financiare.

Vizita e zotit Kameron në Gjermani, e dyta vizitë jashtë vendit që kur mori postin e kryeministrit bëhet një ditë pas bisedimeve të tij në Paris me Presidentin e Francës, Nikola Sarkozi për të njejtën temë, stabilitetin financiar të Evropës.

XS
SM
MD
LG