Lidhje

Kameron do të njoftojë tërheqje trupash britanike nga Afganistani

  • Zëri Amerikës

Kameron do të njoftojë tërheqje trupash britanike nga Afganistani

Gazetat britanike thonë se kryeministri David Cameron do të njoftojë këtë javë tërheqjen e të paktën 500 trupave nga Afganistani deri në fund të vitit 2012.

Ky hap, që pritet të shpallet të mërkurën, pason njoftimin e muajit të kaluar nga Presidenti amerikan Barak Obama se 10.000 trupat amerikane do të tërhiqen këtë vit si pjesë e procesit për kalimin e detyrave të sigurisë tek forcat afgane.

Tërheqjet e mëtejshme të planifikuara për vitin 2012 do ta reduktojnë numrin e trupave amerikane në Afganistan në rreth 68.000 vetë.

Britania ka kontigjentin e dytë më të madh të huaj në Afganistan - rreth 9,500 trupa - shumica në jug të provincës Helmand, një nga zonat më të dhunshme të vendit.

Po sot, shefi i shtabit të forcave të armatosura gjermane tha se Gjermania do t’i reduktojë trupat e saj në Afganistan me rreth 500 vetë në fund të vitit. Gjermania ka rreth 5,000 trupa në veri të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG