Lidhje

Kameron, Sarkozi vizitojnë Tripolin dhe Bengazin

  • Zëri Amerikës

Kameron, Sarkozi vizitojnë Tripolin dhe Bengazin

Kameron, Sarkozi vizitojnë Tripolin dhe Bengazin

Kryeministri britanik Dejvis Kameron dhe homologu i tij francez, Nokolas Sarkozi, u mirëpritën sot nga grumbuj njerzish entuziastë në Tripoli dhe Bengazi, ndërsa forcat e Autoritetit të Përkohshëm Libian përparuan drejt qytetit të lindjes të Moamar Gadafit, Sirte.

Kryeministri Kameron u tha libianëve, që brohorisnin, se ata janë një "frymëzim për botën" dhe se britanikët përshëndesin guximin e tyre. Presidenti francez Sarkozi u prit me brohoritjet më të fuqishme nga grumbulli i njerzve në vendlindjen e lëvizjes kryengritëse të vendit, Bengazi. Ai u tha atyre se Franca beson në një "Libi të bashkuar dhe jo në një Libi të ndarë".

Dy udhëheqësit janë kryetarët e parë të shteteve të huaja që vizitojnë Libinë që prej përmbysjes nga pushteti të Moamar Gadafit.

Gjatë një konference shtypi sot në Tripoli, kyeministri Kameron u bëri thirrje zotit Gadafi dhe pasuesve të tij që të dorëzohen. Ai premtoi të ndihmojë për gjetjen e ish udhëheqësit libian, Moamar Gadafi dhe për nxjerrjen e tij para drejtësisë.

Kryeministri Kameron dhe Presidenti Sarkozi shkuan fillimisht në Tripoli, ku u takuan me përfaqësues të qeverisë së përkohshme të Libisë, përfshirë edhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Kalimtar, Mustafa Abdel Xhalil.

XS
SM
MD
LG