Lidhje

OKB kritikon Francën për gjendjen në kampin "xhungla"


Kombet e Bashkuara thanë se qeveria franceze dhe ajo britanike nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre ndaj fëmijëve që jetojnë në kampin e emigrantëve të Kalesë. OKB-ja u bëri thirrje të dy vendeve që të marrin masa që fëmijëve t’u jepet ndihma e duhur pas asaj që kanë përjetuar në kamp.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve, i cili monitoron se si i zbatojnë dispozitat shtetet që kanë ratifikuar Konventën, tha se i ka bërë thirrje Francës dhe Britanisë të trajtojnë urgjentisht gjendjen e fëmijëve të pashoqëruar, të cilët ishin strehuar nëpër kontejnerë anijesh në kampin e njohur me emrin “xhungla”. Kampi u zbraz javën e kaluar.

Sipas Komisionerit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, të dyja qeveritë thanë se fëmijët e pashoqëruar do të jenë përparësia e tyre, por “interesat e fëmijëve ishin shpërfillur plotësisht" dhe "qindra fëmijë jetonin në kushte çnjerëzore, të ekspozuar ndaj kontrabandistëve dhe trafikantëve”.

OKB-ja e përshëndeti njoftimin e autoriteteve franceze se 1.500 të miturit e pashoqëruar janë duke u zhvendosur në qendra të ngritura posaçërisht për ta.

XS
SM
MD
LG