Lidhje

Kampionati Botëror i Tangos, fitues çifti nga Argjentina


Kampionati Botëror i Tangos, fitues çifti nga Argjentina
Kampionati Botëror i Tangos, fitues çifti nga Argjentina

Çifti nga Argjentina fitoi vendin e parë në Kampionatin Botëror të tangos që u zhvillua në Buenos Aires. 22 vjeçari Max Van de Voord dhe 21 vjeçarja Solanzhe Akosta u vlerësuan për interpretimin e vallëzimit tradicional të vendit të tyre.

Pjesmarrës në Kampionatin e Tangos ishin dhe çiftet përfaqësues të Uruguajit, Kolumbisë, Venezuelës, Paraguajit, Japonisë dhe Greqisë.

Çifti fitues i vendit të parë fitoi një çmim prej 7,500 dollarësh, dy udhëtime në Paris ku përfshihet dhe vallëzimi i tyre përpara kullës Eifel, si dhe një kontratë për një tur vallëzimi dy mujor në Japoni.

Rreth 400 çifte konkurruan në Kampionatin e Tangos, i cili u zhvillua për të nëntin vit në Argjentinë.

Tango u krijua në fund të shekullit të 19 në rrethinat e Buenos Airesit dhe në Montevideo të Uruguajit.

Ndonëse e gjykuar në fillesat e saj, dhe e pranuar jo lehtë nga të gjitha shtresat shoqërore në rajonin ku lindi, ky vallëzim tashmë është i përhapur në të gjithë botën.

XS
SM
MD
LG