Lidhje

SHBA: Kampioni i Big Mac-ut konsumon hamburgerin numër 25.000


SHBA: Kampioni i Big Mac-ut konsumon hamburgerin numër 25.000
SHBA: Kampioni i Big Mac-ut konsumon hamburgerin numër 25.000

Një roje burgu në pension në shtetin Uiskonsin hëngri hamburgerin e tij të 25 mijtë Big Mac, 39 vjet pasi filloi të konsumojë këtë lloj hamburgeri.

Don Gorske ka 39 vjet që ha hamburgerin e famshëm Big Mac dhe për këtë arritje u nderua me një ceremoni në restorantin McDonalds në qytetin e tij Fond du Lac.

Si klienti më besnik i rrjetit të njohur të ushqimeve fast-food, McDonals, 69 vjeçari Gorske tha se do të vazhdojë të hajë hamburger deri sa të vdesë.

Përpara se të hante hamburgerin numër 25 mijë, ai tregoi një sërë kartonash të formave të ndryshme që kishte mbledhur gjatë viteve që kishte konsumuar hamburgerat në McDonalds dhe restorante të tjera.

Përpara se të hante hamburgerin numër 25 mijë ai tha se kishin kaluar rreth 7 vjet që nga i 20-mijti. “Një hamburger të madh e ha me vetëm 16 kafshata”- tha Gorske.

Gorske, i cili ishte protagonisti i filmit dokumentar të vitit 2004 “Super size me”, nuk duket aspak si një njeri që konsumon ushqime të cilat nuk vlerësohen si të mira për shëndetin.

Ai kryen rregullisht aktivitet fizik, dhe madje tha se sipas kontrollit të fundit mjekësor, ka nivele të ulta kolesteroli.

Sipas mjekes dietologe, Tara Gidus, Gorske është relativisht i shëndetshëm pasi ai ka trashëgimi të mirë gjenetike, dhe sepse nuk e shoqëron hamburgerin me patate të skuqura apo pije të gazuara.

Gorski konsumon mesatarisht një ose dy hamburgera në ditë.

XS
SM
MD
LG