Lidhje

Kampioni i Europës, peshëngritësi Erkand Qerimaj, pritet në vendlindje


Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili u shpall dy herë Kampion Europe në Kampionatin Europian të peshëngritjes, të zhvilluar këtë javë në Antalia të Turqisë, u prit sot me entuziazëm dhe nderime nga bashqytetarët e tij dhe autoritetet vendore të Shkodrës. Peshëngritësi Qerimaj fitoi dy medalje ari, në stilin e shtytjes dhe në dygarësh, ndërsa u shpall edhe nënkampion Europe në stilin e shkëputjes. Qerimaj u shpreh sot krenar që arriti të ngrejë flamurin e Shqipërisë në këtë kampionat europian dhe premtoi për rezultate të tjera në Olimpiadën Botërore Londër 2012.

XS
SM
MD
LG