Lidhje

Kan, gjendja në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës mbetet kritike


Kan, gjendja në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës mbetet kritike
Kan, gjendja në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës mbetet kritike

Kryeministri japonez Naota Kan thotë se gjendja në centralin e dëmtuar bërthamor të Fukushimës mbetet kritike. Disa njoftime bëjnë të ditur se bërthama e njërës prej njësive mund të jetë dëmtuar pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.

Në një fjalim sot drejtuar vendit, kryeministri Kan tha se Japonia mbetet vigjilente ndaj rrezikut të shtimit të rrezatimit radioaktiv gjatë ditëve të ardhshme. Kryeministri falenderoi ekipet emergjente për vetmohimin e tyre në përpjekje për ftohjen e centralit.

Po sot, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun nxori një deklaratë ku thuhet se ai mbështet thirrjet për një rishikim të përgjithshëm të kodeve të sigurimit teknik dhe të përgjigjes emergjente për industrinë bërthamore.

Vendet individuale, tha zoti Ban, mbajnë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e objekteve bërthamore, por shtoi se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka një rol qendror në vendosjen e standardeve sa më të larta të sigurisë.

XS
SM
MD
LG