Lidhje

Rastet e para të dopingut në Soçi


Atletë nga Italia dhe Gjermania nuk e kanë kaluar provën e drogës, në rastet e para të dopingut në Lojrat Olimpike të Soçit.

Komiteti Olimpik Italian tha se William Frullani, atlet i bobsledit është përjashtuar nga lojrat e Soçit, pasi rezuloi këtë javë pozitiv për një substance të ndaluar.

Zyrtarët gjermanë thonë se një prej atletëve të tyre rezultoi dy herë pozitiv për drogë. Atleti nuk është identifikuar.

Në garat e sotme, Ukraina fitoi medaljen e artë, duke lënë pas Rusinë, në stafetën biathlon për femrat, një fitore emocionale që vjen nç klimën e trazirave në Ukrainë. Norvegjia mori medaljen e bronxit.
XS
SM
MD
LG