Lidhje

Kanadaja përfundon misionin luftarak në Afganistan

  • Zëri Amerikës

Kanadaja përfundon misionin luftarak në Afganistan

Kanadaja përfundon misionin luftarak në Afganistan

Kanadaja njoftoi se do t’i japë fund misionit luftarak në Afganistan, pas nëntë vjet luftimesh në kuadër të koalicionit të NATO-s i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Qindra trupa do të vazhdojnë një mision trejnimi në Kabul deri në vitin 2014, por operacionet luftarake përfundojnë sot në bazë të një afati të caktuar nga parlamenti kanadez 3 vjet më parë.

Kanadaja ka pasur rreth 3 mijë trupa në Afganistan, kryesisht në provincën jugore të Kandaharit. Që prej dislokimit të kontigjentit kanadez në vitin 2002, 157 ushtarë janë vrarë në Afganistan.

Të gjitha trupat e huaja luftarake pritet të tërhiqen plotësisht nga Afganistani dhe t’ia kalojnë kontrollin e sigurisë forcave afgane deri në fund të vitit 2014.

Kryeministri britanik David Kameron njoftoi dje se Britania do të tërheqë 500 prej turpave të saj deri në fund të vitit të ardhshëm, duke e reduktuar këtë numër në 9 mijë.

Presidenti Barak Obama tha muajin e kaluar se 33 mijë prej 100 mijë trupave amerikane do të tërhiqen nga Afganistani gjatë 14 muajve të ardhshëm.

Gjermania dhe Franca gjithashtu kanë njoftuar planet për tërheqje të pjesëshme të forcave të tyre.

XS
SM
MD
LG