Lidhje

Kancelarja gjermane: Njerëzit në Ukrainë po jetojnë në diktaturë dhe represion


Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se njerëzit në Ukrainë po jetojnë në diktaturë dhe represion ashtu si ata në Bjellorusinë fqinje.

Komentet e zonjës Merkel, të bëra sot në parlament, vijnë ndërsa Gjermania vazhdon t’i bëjë presion Presidentit Viktor Janukoviç të sigurojë që drejtuesja e burgosur e opozitës dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Gjermania ka mbajtur qëndrimin më kritik të Evropës për rastin e saj.

Zonja Timoshenko përfundoi grevën e saj gati tre javore të urisë të mërkurën pasi u zhvendos nga burgu në një spital lokal për trajtimin nga dhimbjet kronike të shpinës.

Presidenti Yanukovych po përballet me kritika në rritje në lidhje me dënimin e saj dhe refuzimin e qeverisë së tij për të lejuar zonjën Timoshenko të shkojë për trajtim në Gjermani.

Zonja Tymoshenko është duke vuajtur një dënim me shtatë vjet burg pasi u shpall fajëtore për shpërdorim të detyrës në një marrëveshje të vitit 2009 të gazit me Rusinë. Ajo i mohon akuzat. Vendet perëndimore thonë se ato ishin të motivuara politikisht.

XS
SM
MD
LG