Lidhje

Kancelarja gjermane Merkel viziton Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Kancelarja gjermane Merkel viziton Afganistanin

Kancelarja gjermane Merkel viziton Afganistanin

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot arriti në veri të Afganistanit në një vizitë që nuk ishte njoftuar më parë.

Në një deklaratë të zyrës së saj thuhet se zonja Merkel gjendet në provincen Kunduz, ku janë të stacionuar ushtarë gjermanë. Ajo shoqërohet nga ministri gjerman i mbrojtjes Karlp Theodor zu Guttenberg.

Gjermania ka rreth 4,700 ushtarë që shërbejnë me NATOn si pjesë e Forcës Ndërkombëtëtare për Asistencë dhe Siguri në Afganistan.

Ushtria gjermane sot bëri të ditur se një ushtar 21 vjeçar vdiq pasi u qëllua në një post-bllok ushtarak në një incident për të cilin thuhet se ishte aksidental.

XS
SM
MD
LG