Lidhje

Tiranë: Rastet e kancerit të gjirit dhe ndërgjegjësimi i nënave


Numri i femrave me kancer gjiri në Shqipëri u rrit vitet e fundit, ndërsa mesatarisht u zbuluan 400-450 femra në vit me këtë sëmundje.

Një kulm u shënua në vitin 2013, që arriti në 480 raste të zbuluara.

Ekspertët pohojnë se numri i femrave me kancer gjiri është në rritje dhe kjo sëmundje zbulohet në stade shumë të përparuara.

Lufta ndaj kancerit të gjirit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:16 0:00

Artistja e njohur Irma Libohova sapo e kishte kryer nje ekzaminim të plotë; eko dhe mamografi dhe u tha të pranishmeve se ishte një procedurë shumë e thjeshtë.

Aktualisht çdo spital rajonal ka një qendër stacionare të mamografisë për të zbuluar kancerin e gjirit. Ndërkohë janë në lëvizje dy stacione mamografie në të gjithë vendin.

Lumturi Mërkuri, mjeke në Institutin e Shëndetit Publik, thotë se zbulimi më i madh i kancerit të gjirit ka ardhur prej kontrollit më të shtuar që bëjnë vajzat dhe gratë vitet e fundit.

“Vitin e kaluar u bënë mbi 5 mijë e 200 mamgrafi, ndërsa sivjet deri tani janë kryer rreth 4 mijë të tilla” - tha ajo.

Zakonisht mamografia kryhet nga zonjat 50 vjec e lart, por për zonjat me faktorë të lartë rreziku kontrolli duhet kryer më shpejt.

Kanceri i gjirit është një nga kanceret më të shpeshta tek gratë në Shqipëri dhe në botë.

Shkaqet e tij janë stili i jetesës dhe jetëgjatësisë, por shkaqet e vërteta ende nuk janë përcaktuar plotësisht.

Një vizitë e përvitshme dhe një zbulim sa më i herët e bën këtë sëmundje më pak të rrezikshme për jetën e grave dhe vajzave.

XS
SM
MD
LG