Lidhje

Kandidatë për postin e presidentit të Bankës Botërore

The World Bank headquarters, Wednesday, Aug. 4, 2004, in Washington. There are at least 33 outdoor closed circuit video cameras at street or roof level that overlook streets or parks, abutting the World Bank and International Monetary Fund complex. On the

Senatori amerikan John Kerry dhe ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice, janë përmendur si kandidatë të mundshëm për postin e presidentit të Bankës Botërore.

Indra Nooyi, drejtori ekzekutiv i kompanisë PepsiCo, thuhet të jetë gjithashtu në lisntën e kandidatëve që po përpilon administrate Obama për të zëvendësuar presidentin e tanishëm. Zoellick përfundon mandatin e tij në fund të qershorit.

Një zëdhënës i zotit Kerry tha se ai nuk është kontaktuar rreth postit të Bankës Botërore dhe nuk është i interesuar.

Sipas një marrëveshje jozyrtare që daton pas Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara tradicionalisht zgjedhin presidentin e Bankës Botërore ndërsa evropianët atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por ekonomitë me rritje të shpejtë kanë bërë thirrje për një proces më të hapur për të identifikuar një kandidat të kualifikuar nga një shumëllojshmëri vendesh.

XS
SM
MD
LG