Lidhje

Kandidatët republikanë për president kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Obama


Kandidatët republikanë për president kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Obama
Kandidatët republikanë për president kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Obama

Kandidatët për president të Partisë Republikane kritikuan njeri tjetrin si dhe Presidentin Barak Obama gjatë debatit të tyre për vendet e punës, kujdesin shëndetësor, imigracionin dhe çështje të tjera.

Në debatin e transmetuar në gjithë vendin nëpërmjet televizionit dhe Internetit nga Kalifornia mbrëmë, morën pjesë nëntë kandidatë, përfshirë dy kryesorët, Guvernatori i Teksasit, Rik Perri dhe ish guvernatori i Mesaçusets, Mit Romni.

Të dy kandidatët theksuan arritjet e tyre për krijimin e vendeve të punës, duke thënë se përvoja që ata kanë do t’i ndihmojë të krijojnë vende pune më shumë se sa ka krijuar Presidenti Obama. Por Romni dhe Perri kritikuan edhe njeri tjetrin, duke thënë se kanë krijuar më pak vende pune se paraardhësit e tyre në shtetet respektive.

Por për sa i përket çështjes së nxehtë të imigracionit ata ishin më pranë qendrimeve të njeri tjetrit. Pothuajse të gjithë kandidatët ranë dakord se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojë një gardh për gjatë gjithë kufirit me Meksikën për të penguar imigracionin e paligjshëm.

Edhe kujdesi shëndetësor u debatua fuqishëm nga të nëntë kandidatët. Ata u shprehën kundër planit për reformën shëndetësore të Presidentit Obama, duke thënë se ai është tepër i shtrenjtë, krijon regulla që kufizojnë biznesin e vogël dhe shkurton vende pune.

Debati që zgjati gati 2 orë u sponsorizua nga kanali televiziv NBC dhe faqja e Internetit Politico. Ai ishte i pari i tri debateve që janë planifikuar për tri javët e ardhëshme.

XS
SM
MD
LG