Lidhje

Kandidatët republikanë mbi çështjet


MITT ROMNEY

Emigracioni: Do të ndërtojë një gardh përgjatë kufirit jugor të vendit me Meksikën dhe do të ndëshkojë firmat që punësojnë njerëz pa dokumente.

Kina: Do të vendosë tarifa për mallrat kineze dhe ta shpallë Kinën si vend që manipulon monedhën.

Lindja e Mesme: Do ta bëjë Jeruzalemin ndalesën e tij të parë jashtë vendit si president për të treguar angazhimin e SHBA ndaj Izraelit. Thotë se ndryshimi i regjimit është i nevojshëm në Iran.

Afganistani: Thotë se do të sigurojë që nivelet e trupave janë të mjaftueshme për të siguruar suksesin e plotë të misionit amerikan atje. Trupat duhet të qëndrojnë derisa komandantët amerikanë të thonë se puna është bërë.

RICK SANTORUM

Emigracioni: Mbështet ndërtimin e gardheve shtesë përgjatë kufirit amerikano-meksikan. Kundër programeve të punëtorëve të përkohshëm.

Kina: Thotë se SHBA ka një detyrim moral për të mposhtur socializmin e Kinës dhe mbajtjen e një qëndrimi më të ashpër ushtarak ndaj Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Lindja e Mesme:
Kërkon sanksione më të ashpra ndaj Iranit dhe më shumë mbështetje ndaj forcave iraniane pro-demokracisë.

Afganistani: Mendon se trupat duhet të tërhiqen më ngadalë nga sa ka parashikuar presidenti Obama.

RON PAUL

Emigracioni: Kërkon rritjen e sigurisë kufitare; është kundër amnistisë për imigrantët e paligjshëm. Kundërshton verifikimin elektronik për të kontrolluar statusin e imigrantëve.

Kina: Thotë se Kina është më kapitaliste se SHBA dhe marrëdhëniet e të dy vendeve janë në rrugën e duhur.

Lindja e Mesme: Kërkon të eliminojë të gjitha ndihmat e jashtme amerikane, duke përfshirë edhe ato për Izraelin. Është kundër një procesi të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve të udhëhequr nga SHBA. Kundërshton sanksionet ndaj Iranit.

Afganistani: Ka thënë se do të sjellë trupat në atdhe nga shumica e misioneve të huaja sa më shpejt të jetë e mundur.

NEWT GINGRICH

Emigracioni: Kërkon të dërgojë avionë pa pilotë dhe të dislokojë mijëra punonjës të sigurisë kombëtare në kufijtë e Amerikës.

Kina: Ka mbështetur tregëtinë me Kinën, por paralajmëron për pasoja nga fakti që Kina ka financuar një pjesë të madhe të borxhit amerikan.

Lindja e Mesme: Mbështet zëvendësimin e regjimit në Iran. Thotë se programi bërthamor i Iranit është një simptomë e problemeve më të mëdha.

Afganistani: Kundër një tërheqje e papritur nga Afganistani.

XS
SM
MD
LG