Lidhje

Kandidatët republikanë për president konkurojnë sot në Miçigan dhe Arizona


Kandidatët republikanë për president konkurojnë sot në Miçigan dhe Arizona
Kandidatët republikanë për president konkurojnë sot në Miçigan dhe Arizona

Kandidatët republikanë për president konkurojnë sot në dy votime paraprake në Michigan dhe Arizona. Mit Romni po përpiqet të shmangë humbjen në shtetin e tij të lindjes, Miçigan, ku më parë ai udhëhiqte ndjeshëm anketat dhe ku i ati ka qenë guvernator me shumë popullaritet.

Zoti Romni, ish-guvernator i Massachusetsit, po has në vështirësi që të sigurojë mbështetjen e elementëve konservatorë brenda partisë, të cilët mbështesin rivalin e tij, ish-guvernatorin e shtetit të Pensilvanisë, Rik Santorium.

Gara e sotme të Michigan dhe Arizona mbahet një javë para së “Martës së Madhe” të shumëpritur, kur 10 shtete amerikane votojnë për kandidatin e preferuar. Republikanët po zgjedhin një kandidat për t’u përballur me presidentin demokrat Barak Obama në zgjedhjet e nentorit.

Anketat në Arizona tregojë se zoti Romney, ka një avantazh të madh ndaj Rik Santorumit, ndërkohë që ligjvënësi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich ndodhen pas tyre.

XS
SM
MD
LG