Lidhje

Kandidatët republikanë për president kritikojnë ashpër Iranin

  • Meridith Bjull

Kandidatët republikanë për president kritikojnë ashpër Iranin

Kandidatët republikanë për president kritikojnë ashpër Iranin

Kandidatët republikanë, që konkurojnë për emërimin e partisë së tyre për zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, po kritikojnë ashpër Iranin, nërsa shtohen tensionet në Gjirin Persik. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Meredith Buel sjell hollësi nga Uashingtoni.

Ushtria e Iranit ka shtuar ndjeshëm retorikat ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa sanksionet më të fundit ekonomike me sa duket kanë pasur një ndikim të madh në ekonominë iraniane.

Kohët e fundit, Irani përfundoi manovra detare afër Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës në Gjirin Persik.

Teherani ka kërcënuar të ndërpresë trafikun detar në këtë ngushticë, nëse fuqitë perëndimore vendosin sanksione ndaj eksporteve iraniane të naftës.

“Presidenti dështoi që të vendoste sanksione të ashpra ndaj Iranit. Ai dështoi të mbështeste disidentët në Iran kur ata dolën nëpër demonstrata, madje ai ka dështuar të paraqesë plane të besueshme, dhe alternativa ushtarake për të parandaluar Iranin që të zotërojë një armë bërthamore”.

Vendet perëndimore e akuzojnë Iranin se përpiqet të prodhojë armë bërthamore, akuzë që Teherani e hedh poshtë. Kandidati republikan për president, Rick Santorum.

“Unë do t’u thosha iranianëve që të hapin për inspektime qendrat bërthamore dhe të fillojnë eliminimin e tyre ose ne do t’i shkatërrojmë këto qendra me anë të sulmeve ajrore, madje ta bëjmë publik një veprim të tillë”.

Analistët thonë se megjithë retorikën e ashpër të kandidatëve republikanë ndaj Iranit, qëndrimet e tyre nuk ndryshojnë shumë nga politika e tanishme amerikane. James Lindsay i Këshillit për marrëdhëniet me jashtë.

“Flitet plot emocione rreth kësaj çështjeje, madje identifikohet edhe kërcënimi, por diskutohet shumë pak se çfarë duhet bërë me saktësi”.

Jo të gjithë kandidatët republikanë mbështesin masa ushtarake kundër Iranit. Ligjvënësi nga Teksasi, Ron Paul, i cili është lundër luftës, ka bërë thirrje për kujdes.

“Mendoj se nëse reagojmë me emocione dhe marrim pjesë në bombardimin e Iranit, ne do ta gjejmë veten në një gjendje edhe më të vështirë”.

Analistët thonë se shpesh kandidatët presidencialë përdorin çështje të politikës së jashtme për të demonstruar fuqinë e Amerikës, duke thënë se janë gati të përdorin forcën ushtarake për të përmbushur objektivat e tyre në botë. Jennifer Lawless jep mësim në Universitetin Amerikan.

“Ne nuk dimë shumë rreth Iranit. Ne nuk dime shumë rreth programit të armëve bërthamore dhe çdo të ndodhë në të ardhmen. Gjendja në Iran krijon një mundësi të mire për kandidatët republikanë që të flasin rreth kësaj çështjeje dhe të bindin votuesit rreth pozitës së tyre”.

Sidoqoftë, disa iraniano-amerikanë thonë se komentet e ashpra të republikanëve janë të pakujdeshme.

Ata shpresojnë që politika amerikane ndaj Iranit të ndryshojë nga sanksionet e ashpra në përpjekje për negociata, një hap ky, që ata e pranojnë se është i vështirë në një vit zgjedhjesh.

XS
SM
MD
LG