Lidhje

Kandidatët republikanë për president përballen në dy debate këtë fundjavë

  • Zëri Amerikës

Kandidatët republikanë për president përballen në dy debate këtë fundjavë

Kandidatët republikanë për president përballen në dy debate këtë fundjavë

Kandidatët republikanë për president do të përballen në dy debate këtë fundjavë ndërsa bëhen gati për votimet paraprake të së martës në shtetin verilindor të New Hampshire.

Gjashtë kandidatët do të debatojnë fillimisht sot në mbrëmje, dhe nesër në mëngjes kanë një debat të dytë.

Debati i sotëm do të jetë i pari që nga votimet në Ajova, ku ish guvernatori i Masaçusetsit, Mitt Romney fitoi me vetëm tetë vota ndaj ish-senatorit nga Penslivania, Rick Santorum.

Në një aktivitet për fushatën e tij sot zoti Romney kritikoi Presidentin amerikan Barack Obama për qëndrimin e tij ndaj ekonomisë, kujdesit shëndetësor dhe sigurisë kombëtare.

Edhe ish-senatori Santorum kritikoi ashpër zotin Obama, duke thënë se politikat e tij e kanë bërë të vështirë për bizneset.

XS
SM
MD
LG