Lidhje

Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit për mbështetje në New Hampshire

  • Zëri Amerikës

Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit për mbështetje në New Hampshire

Kandidatët republikanë, përpjekjet e fundit për mbështetje në New Hampshire

Pretendentët republikanë, që synojnë të sigurojnë emërimin e partisë së tyre, po bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar mbështetjen e votuesve të pavendosur në New Hampshire, ku nesër zhvillohen zgjedhjet e para paraprake në Shtetet e Bashkuara.

Pesë prej kandidatëve po e kalojnë ditën e sotme në këtë shtet verilindor, duke u përpjekur që të ulin mbështetjen e kandidatit kryesor, ish guvernatorit të shtetit Massachusetts, Mitt Romney. Afaristi milioner mënjanoi kritikat e rivalëve të tij gjatë 2 debateve, që u zhvilluan gjatë fundit të javës, madje e ktheu vëmendjen drejt Presidentit Barak Obama.

Zoti Romney parashikohet të fitojë në Nju Hampshër dhe pjesa më e madhe e vëmendjes është përqendruar tek kandidati që do të dalë i dyti. Kongresmeni nga Teksasi Ron Paul dhe ish-senatori Rick Santorum kanë secili gjasa të zënë vendin e dytë.

XS
SM
MD
LG