Lidhje

Kandidati më i vjetër në moshë mbështetet nga të rinjtë republikanë

  • JuliAnn McKellogg

Kandidati më i vjetër në moshë mbështetet nga të rinjtë republikanë

Kandidati më i vjetër në moshë mbështetet nga të rinjtë republikanë

Rinia amerikane në përgjithësi ka preferuar Partinë Demokrate. Kjo ndihmoi në fitoren e Presidentit Barak Obama në vitin 2008. Por mijëra votues të rinj të anës tjetër të spektrit politik janë shndërruar në një forcë të rëndësishme për njërin nga kandidatët presidencialë republikanë të vitit 2012, Ron Paul. Por kush janë këta mbështetës të rinj të zotit Paul dhe pse ata pëlqejnë kandidatin më të vjetër në moshë të garës?

Brian Parker, 23 vjeçar, është një i ri nga Uashingtoni. Si shumë të tjerë, ai ka përfunduar studimet universitare, ka një punë dhe i pëlqen politika.

Por këndvështrimet e e tij politike janë të ndryshme nga shumica e votuesve të rinj në këto kohë.

Ai drejton një grup mbështetësish të zotit Ron Paul. Ashtu si kandidati i tij i preferuar, Brian Parker është libertarian, ose një person që preferon liritë personale dhe qeveri të kufizuar.

“Më pëlqen Ron Paul sepse ai është i vetmi kandidat që duket të dijë se për çfarë po flet dhe ai ka për zemër interesat e kombit tonë.”

Zoti Paul, 76 vjeç, është kandidati presidencial më i vjetër në moshë në këto zgjedhje, por ai gëzon mbështetjen më të gjerë të të rinjve në garën për emërimin e kandidatit republikan. Sipas një ankete të organizatës Gallup, pothuaj një e katërta e votuesve republikanë të moshave nga 18 deri në 34 vjeç mbështesin atë.

“Mbështetja po rritet me hapa të mëdha. Dhe do të vazhdojë të rritet me hapa të mëdha. Dhe ne do të rivendosim lirinë në këtë shtet.”

Sipas mendimit të mësueses Christine Austen dhe të mbështetësve të tjerë të zotit Paul, mesazhi it ij mbi liritë personale po kumbon.

“Ron Paul është personi që kërkon liri më të madhe dhe flet për të. Partia jonë Republikane ka arritur në një pikë ku ai është i vetmi që flet mbi lirinë.”

Ata pëlqejnë gjithashtu idetë e tij kundër luftës dhe kundër taksave. Por, kush janë këta votues të rinj të cilët mund të mos i kenë kushtuar shumë vëmendje garës presidenciale të zotit Paul në vitin 2008?

“Shumë njerëz bëjnë atë pyetje dhe nuk jam i bindur nëse edhe ne kërkuesit mund t’i përgjigjemi me saktësi.”

Kryeredaktori i anketës së organizatës Gallup Frank Newport thotë se një nga karakteristikat e të rinjve mund të shpjegojë suksesin e kandidatit Ron Paul.

“Pra një arsye mund të jetë që të rinjtë gjithmonë pëlqejnë personat rebelë, dikë i cili është kundër sistemit dhe unë mendoj se kjo është një nga elementët tërheqës të tij.”

Por Brian Parker thotë se mbështetësit e zotit Paul e dinë se për çfarë po votojnë.

“Askush nga ata nuk do të vi e të thotë se thjesht pëlqen pavarësinë dhe lirinë dhe se nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë. Këta njerëz kanë kryer kërkime mbi mundësitë.”

Zoti Parker dhe kolegë të tjerë të tij mbështetës të Ron Paul besojnë se ai është i vetmi kandidat republikan që do të sjellë vërtet ndryshime në Shtëpinë e Bardhë.

XS
SM
MD
LG