Lidhje

Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Arizona dhe Miçigan


Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Arizona dhe Miçigan
Mitt Romney fiton zgjedhjet paraprake në Arizona dhe Miçigan

Kandidati republikan për president Mitt Romney ka korrur dy fitore mbrëmë në zgjedhjet paraprake, duke fituar me lehtësi Arizonën dhe me një diferencë të vogël në shtetin Michigan.

Zoti Romney falenderoi mbështetësit mbrëmë për atë që e cilësoi “një fitore të madhe” në dy shtete. Ai kritikoi politikat e presidentit Barak Obama, ndërkohë që premtoi të krijonte vende pune, rikthimin e ekonomisë në drejtimin e duhur dhe reduktimin e borxheve dhe qeverisë.

Kandidati Romney luftoi ashpër në Miçigan për të shmangur konkurentin kryesor Rick Santorum, i cili ka pësuar ngritje në anketa dhe fitoi tre shtete më herët këtë muaj në Kolorado, Minesota dhe Mizuri. Sipas anketave të dy kandidatët gëzonin mbështetje të barabarë para votimeve të djeshme.

Ndërsa kandidati Santorum falenderoi mbështetësit mbrëmë, duke pranuar se një muaj më parë votuesit në Miçigan nuk e dinin se kush ishte ai. Ai gjithashtu kritikoi politikat e presidentit Obama dhe foli për ekonominë, shkurtimin e shpenzimeve federale, dhe uljen e varësisë nga nafta e huaj.

Ligjvënësi nga Teksasi Ron Paul dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich ndodhen shumë mbara në anketat e opinionit publik. Zoti Gingrich i përqendroi të martën përpjekjet e fushatës në Xhorxhia, shtet të cilin ai përfaqësoi në Kongres për dy dekada. Ndërsa zoti Paul zhvilloi një tubim mbrëmë në shtetin Virxhinia.

XS
SM
MD
LG